Basketboll

DUELET DIREKTE MES YLLIT DHE PRISHTINËS, A E DINI KUSH AVANCON?

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina, takohen sot në kuadër të xhiros së katërt në ArtMotion Superligën e Kosovës.

Sa ju përket përballjeve direkte mes këtyre dy skuadrave, Ylli dhe Prishtina janë takuar shumë herë, por në arkiva figurojnë vetëm përballjet nga rikthimi i Yllit në Superligë në stinorin 2014/15, që nga atëherë këto dy ekipe janë takuar plotë 34 herë mes vete.

Prishtina udhëheq bindshëm me 29 fitore, derisa Ylli ka vetëm 5 sosh. Vlen të ceket se therandasit fitoret ndaj Prishtinës i kanë në 5 duelet e fundit mes tyre.

 

Fitoren më të thellë ndaj Yllit, Prishtina e ka më 9 nëntor 2017 në kryeqytet me plotë 54 pikë diferencë, apo 126-72.

Derisa, Yllit për koiqidencë dy fitoret më të thella ndaj Prishtinës i ka me të njëjtin rezultat, fillimisht më 3 dhjetor 2020 17 pikë diferencë 70-87 dhe në duelin e dytë, Ylli përsëri e mposht Prishtinën me 17 pikë diferencë, 70-87 dhe përsëri mysafir më 7 prill 2021 në kuadër të çerekfinales së Ligës Unike të cilën garë edhe e fitoi krejtësisht.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.