SONTE LUHEN GJYSMËFINALET E SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE TE MESHKUJT
Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e meshkujve, sivjet do të zhvillohet në dy qytetet shqiptare, Durrës dhe Shkodër.
Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen sot apo më 16 Tetor dhe finalja nesër më 17 Tetor në ora 19:00 në Shkodër.
Takim shumë interesant pritet ndërmjet Teutës së Durrësit dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra nga Durrësi fitoi titullin dhe Kupën në Shqipëri, edicionin e kaluar, kurse Ylli është kampion i Ligës Unike dhe Kosovës. Sfida pritet të jetë shumë interesante me të dy skuadrat që e duan trofeun e parë të Superkupës Mbarëkombëtare.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Vllaznisë nga Shkodra dhe Sigal Prishtinës. Shkodranët do të kenë përkrahjen e publikut, ndërsa skuadra më e trofeshme kosovare, dëshiron të shtojë edhe një trofe në sirtarin e saj.
Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, e ndihmuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit.
Orari
16 Tetor
Durrës: Pallati i Sporteve “Ramazan Njala”
17:00 Teuta – Golden Eagle Ylli
16 Tetor
Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”
20:30 Vllaznia – Sigal Prishtina
17 Tetor
19:00 Finalja
Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”
/LigaUnike/
Komentet janë të mbyllura.