GJYSMËFINALJA E DYTË MES SHKODRANËVE DHE PRISHTINASVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjysmëfinalja e dytë e Superkupës Mbarëkombëtare mes ekipeve të Shqipërisë dhe Kosovës zhvillohet sonte në Shkodër.
Vllaznia nga Shkodra dhe Prishtina nga Kosova, do të ndeshen sonte në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Superkupës Mbarëkombëtare.
Dy skuadrat në fjalë kanë traditë të madhe në shtetet përkatëse dhe sonte synojnë fitore për të kaluar në finale. Shkodranët do të kenë përkrahjen e publikut vendas, ndërsa skuadra më e trofeshme kosovare e motivuar maksimalisht për të fituar trofe mbarëkombëtar.
Të kujtojmë se kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, ndihmuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit.
16 Tetor – SONTE
Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”
20:30 Vllaznia – Sigal Prishtina
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.