KY BASKETBOLLIST LARGOHET NGA PRIZRENI 16
Prishtinë(AsistiOnline) – Prizreni 16 në duelin e sontëm përballë Tiranës ka luajtur me vetëm tre lojtarë të huaj.
Trajneri i ekipit, Arbnor Rifati në prononcimin pas ndeshjes ka deklaruar se kanë larguar nga rosteri qendrën amerikane, Trevor Manuel.
25 vjeçari nga Lansingu i SHBA-ve, te Prizreni 16 kishte mesatare prej 7.7 pikëve e 5.9 kërcimeve për ndeshje.
Skuadra prizrenase pritet që ta zëvendësojë Manuelin me një lojtar të ri të huaj gjatë ditëve në vijim.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.