KUSH JANË TALENTËT E RINJË QË PREMTOJNË TE BASHKIMI?
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi është skuadra më e vjetër në historinë e basketbollit kosovar.
Plotë 76 vite traditë në basketboll, nga portokallinjën kanë dalur breza të shumtë të basketbollistëve të cilët e kanë bërë krenar jo vetëm Prizrenin, por edhe Kosovën.
Aktualisht në skuadrën e parë të Bashkimit, paraqiten disa basketbollistë të rinjë si bie fjala për Hajriz Hazerin, Enes Hudutin e Altin Gashin, derisa të regjistruar janë edhe Ahmet Bujari e Haxhi Ademaj.
________________________
Te Bashkimi sivjet nga lojtarët e rinjë që ka pasur më së shumti minutazhë është Hajriz Hazeri. Organizatori 18 vjeçar është i gjatë 188 centimetra dhe në 5 ndeshje me Bashkimin ka luajtur mesatarisht 11.4 minuta me 2 pikë, 1.4 kërcime e 0.8 asiste për ndeshje. Përpos Bashkimit, Hazeri luan edhe me New Basketin në Ligën e parë dhe atë si lojtar startues, gjersa vlen të ceket se deri tani ka qenë i ftuar rregullisht edhe te gjeneratat e reja të Përfaqësueses së Kosovës.

Enes Huduti është aloja e re dhe premtuese e Bashkimit me vetëm 18 vite mbi supe, Huduti ka një gjatësi prej 202 centimetrave dhe sivjet me portokallinjët ka pasur minuta në vetëm 1 sfidë, duke realizuar 2 pikë e bërë 4 kërcime. Vlen të ceket se gjatë verës, Huduti ka luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës U-18 në European Challengers. Derisa në aspektin ekipor luan me licencë të dyfishtë edhe te New Basketi.

Altin Gashi është një lojtar poashtu tejet premtues te skuadra e Bashkimit dhe i cili është i gjatë 192 centimetra. Altini luan në pozitat 1/2 derisa sivjet ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me Bashkimin, shkaku i një lëndimi të rëndë që e ka pësuar edicionin e kaluar dhe ende është në fazën rikuperuese.

Te Bashkimi të regjistruar për ndeshje sivjet janë edhe dyshja e re vendore, Ahmet Bujari e Haxhi Ademaj të cilët në vijim të kampionatit mund të përdoren për ndeshje.
Vlen të ceket se sivjet Bashkimi ka afruar rreth vetes edhe treshen e fuqishme prizrenase, Valon Bunjaku-Andi Shehu-Edmond Kryeziu të cilët janë nën-moshën 24 vjeçare dhe si vendorë pritet të japin kontribut të madh te portokallinjët.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.