Basketboll

DARDANËT ME FITOREN E DYTË TË STINORIT NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Dardanët nga Klina e kanë arritur fitoren e dytë në stinorin e tyre debutues në Ligën e parë të Kosovës.

Ekipi nga qyteti i Klinës ka triumfuar ndaj MH Prishtinës në një duel dramatik dhe me rezultat të ngushtë 80-82.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në këtë fitore të klinasve sonte, Bujar Qeku(25), Mirlind Zekaj(22), Nicholas Paul(21pk, 27krc) dhe Emanuel Gegaj(10).

Te Marigona Hill Prishtina nuk mjaftuan për fitore, Genc Zeqiri me 20 pikë e as Eliot Peci e Gent Shala me nga 18 sosh.

Pas xhiros së pestë në Ligën e parë, Dardanët gjendet në pozitën e 6-të me shtatë pikë, 2 fitore dhe 3 humbje. Ndërsa, MH Prishtina ka 6 pikë dhe gjendet e 8-ta me 1 fitore e 4 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.