Basketboll

MH PRISHTINA FITON DERBIN LOKAL NDAJ PRISHTINËS SË RE NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Marigona Hill Prishtina e ka fituar derbin lokal ndaj Prishtinës së Re në Ligën e parë i luajtur sot.

Ekipi i Dritëro Sefajës ka mposhtur të përzgjedhurit e Albert Sylejmanit me rezultat 77-93.

Në këtë fitore të MH Prishtinës më të dalluarit ishin, Eliot Peci me 28 pikë, Genc Zeqiri me 15, Gent Shala me 14 e Rinol Gashi me 11 sosh.

Te Prishtina e Re nuk mjaftuan assesi për fitore, Adhurim Aliaj me 18 pikë e Arber Sinani me 16 sosh.

Ishte kjo fitorja e dytë sezonale e MH Prishtinës, karshi 4 humbjeve sivjet. Derisa, Prishtina e Re tash ka 3 fitore e 3 disfata.

Në xhiron e ardhshme, MH Prishtina e pret Borean e Prishtina e Re iu shkon Dardanëve.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.