Basketboll

ZYRTARE: HENRIK SHIRKO NGA PEJA KALON TE YLLI!!

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lëvizje e madhe ka ndodhur në merkaton e basketbollit kosovar ditën e djeshme.

Basketbollisti kroat, Henrik Shirko është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i kampionit aktual të Kosovës, Golden Eagle Yllit.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com ekskluzivisht, bisedat disa ditore mes palëve të lartëcekura janë konkretizuar natën e djeshme dhe tash Shirko do mbrojë ngjyrat e therandasve.

Të kujtojmë se pak ditë më parë, Peja e përjashtoi nga ekipi basketbollistin kroat pas një incidenti që e shkaktoi me zyrtarë të klubit dhe kjo bëri që ai të jetë në kërkim të një skuadre të re.

Shirko me Pejën sivjet luajti në 7 ndeshje të elitës kosovare me 13.4 pikë, 6.7 kërcime e 4.4 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.