Basketboll

KOSOVA NESËR LUAN NDAJ DANIMARKËS NË PRISHTNË

Kosova më 28 Nëntor(nesër) do të përballet me Danimarkën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Art Motion(Art Sport 1).

Dardanët hyjnë në këtë sfidë pas humbjes nga Norvegjia me rezultat 86:77. Këto takime zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese.

Tifozët e Kosovës, Dardanët pas afër 2 vjetësh rikthehen në palestër, kurse për shkak të masave anti-Covid lejohen 10 % e tifozëve.

Lojtarët do të stërviten dy herë gjatë ditës së sotme, për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Kjo është hera e parë që Kosova luan përballë danezëve. Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në rezultat pozitiv, ndërsa angazhimi nuk do të mungojë në parket.

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.