Basketboll

SONTE NË PRISHTINË, KOSOVA SYNON FITORE NDAJ DANIMARKËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme sjellë ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës.

Ky duel që është i vlefshëm për parakualifikimet e Eurobasketit 2025, ndesh mes vete Kosovën dhe Danimarkën që synojnë fitoren.

Në xhiron e parë, Kosova u mposht nga Norvegjia dhe sot synon fitoren për tu këndellur. Derisa, Danimarka kërkon ta nisë me fitore këtë kampanjë parakualifikuese.

12-shja e Kosovës ndaj Danimarkës do të jetë e njëjta, si ndaj Norvegjisë. Atmosfera në ekipin e Kosovës ishte shumë e mirë dhe lojtarët janë shprehur të gatshëm për të dhënë më të mirën e tyre.

Ndeshja Kosovë-Danimarkë do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.

Për shkak të masave anti Covid do të lejohen vetëm 10 % e tifozëve, të cilët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit.

Biletat për tifozët e interesuar që duan ta shohin ndeshjen nga palestra, do të dalin në shitje sot nga ora 16:00 para New Bornit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.