Basketboll

RIVALËT E MOQËM PËRMBYLLIN STINORIN E SUPERLIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Padyshim që kryendeshja e ditës së sotme, por edhe komplet xhiros luhet në ‘’Minatori’’ të Mitrovicës.

Sot takohen, dy rivalët e vjetër ndër vite. Trepça e pret Bashkimin, ndeshje që nuk është se vendos diçka në tabelë, për faktin se të dyja ekipet i kanë siguruar pozitat e tyre në ‘’Play Off’’(4/5). Por, ky fakt nuk e zbeh faktin se kjo ndeshje pritet të jetë e zjarrtë dhe të luhet basketboll i fortë në parket.

Ndeshja nis në orën, 17:00. Transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. E cila me të drejtë mund të thuhet se po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.