Basketboll

DERBI LOKAL PRISHTINAS NË LIGËN E PARË I TAKOI ASIT

Prishtinë(AsistiOnline) – As Prishtina e ka fituar përballjen ndaj rivalit lokal MH Prishtina në kuadër të Ligës së Parë.

Ekipi i Valentin Spaqit ka fituar ndaj atij të Dritëro Sefajës me rezultatin 92-78.

Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore në këtë fitore të Asit sonte, Dion Haxhosaj me double-double(29pk, 18krc), Dardan Sejdiu me double-double(25pk, 12krc), Rron Kurti me 18 pikë, Don Polloshka me 17 e Bledar Thaqi me 10 sosh.

Te MH Prishtina nuk mjaftuan për fitore, Genc Zeqiri me 22 pikë, Eliot Peci me 19, Rinol Gashi me 17, Gent Shala me 15 e Jon Ismajli me 13 sosh.

Pas xhiros së 8-të, As Prishtina ngritet në pozitën e 4-të me 12 pikë, 4 fitore e 4 humbje. Derisa, MH Prishtina renditet e parafundit me 9 pikë, 2 fitore e 5 humbje.

Në xhiron e ardhshme, As Prishtina ju shkon Dardanëve e MH Prishtina e pret Vushtrrinë.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.