Basketboll

LIDERI I LIGËS SË PARË MBETET PA TRAJNER!!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra lidere e Ligës së parë të Kosovës te meshkujt, Vëllaznimi ka mbetur pa trajner.

Trajneri i deritanishëm i ekipit, Franko Sterle është dorëhequr nga pozita që e mbajti te gjakovarët në edicionin vjeshtor.

Puna ime këtu ka mbaruar. E lashë ekipin në krye me rekord të pagabueshëm që më jep një ndjenjë krenarie dhe kënaqësie. Shpresoj që klubi t’i zgjidhë problemet e tyre dhe i uroj fat për pjesën e ardhshme të sezonit”, është shprehur Sterle në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram.

Gjatë ditëve në vijim mbetet të shihet se kush do ta marrë postin e trajnerit te Vëllaznimi.

Vëllaznimi e mbylli stinorin vjeshtor të Ligës së parë me bilanc perfekt prej 9 fitoreve nga 9 ndeshje të luajtura dhe me gjasa reale për tu rikthyer në elitë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.