BEQIRAGIQ ME FJALË TË MËDHA PËR TREPÇËN: VËSHTIRË NË MITROVICË
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshje shumë e vështirë përballjë një ekipi të konsoliduar, kështu e sheh përballjen e sontme me Trepçën, timonieri i Yllit Adis Beqiragiq.
Në prononcimin e tij për AsistinOnline para ndeshjes, Beqiragiq ka shprehur respektin e tij që ka për lojën e ”minatorëve” sivjet, por beson se me mbrojtje të fortë dhe sulm efikas mund të marrin rezultat pozitiv sonte.
”Kjo është një ndeshje nga 14 sosh që do ti luajmë në pjesën e dytë të kampionatit. Sigurisht që është e rëndësishme, sepse takohen dy ekipet të cilat janë në vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Por prapë se prapë është një nga 14 sfidat që do ti zhvillojmë gjatë pjesës së dytë të kampionatit. Trepça sot ka përparësinë e terenit dhe ka publik shumë të mirë. Ka bërë dy transfere mjaftë të mira dhe ka arritur që të natyralizojë Amin Hotin dhe do të ketë mundësinë që të ketë pothuajse 4 lojtarë të huaj në pesëshe, për dallim nga ne që kemi për momentin 2 të huaj, përkatësisht 3 me lojtarin e ri që e kemi marrë. Trepça luan jashtëzakonisht mirë, ka ndeshje kualitative dhe diciplinë me mbrojtje mjaftë të mirë dhe ka një lider siç është Drilon Hajrizi poashtu ka edhe lojtarët e huaj kualitativ. Shpresojmë se me mbrojtje të mirë dhe me sulm të mençur do të arrijmë te rezultati pozitiv”, u shpreh njeriu i sukseseve me Yllin.
Trepça dhe Ylli përballen sonte në ”Minatori” nga ora 19:00 në sfidën hapëse të stinorit pranveror në elitën e basketbollit kosovar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.