2200 EURO DËNIME NGA XHIRO 16 E ARTMOTION SUPERLIGËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 16-të e elitës së basketbollit kosovar që u zhvillua në vikend, ka kaluar por me shumë dënime për skuadrat dhe akterët e tyre.
Plotë 2200 euro dënime në të holla, janë shqiptuar dënime nga Komesari i Garave i FBK-së, për thyerjen e rregulloreve dhe të cilat janë sanksionuar me vendime të prera.
Më së shumti bien në sy dënimet që janë shqiptuar për Trepçën, por nuk kanë shpëtuar as disa nga skuadrat e tjera.
Vendimet komplete:
- Amin Hot (Trepça) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
- Andrew Gordon (Trepça) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 200 euro.
- KB.Trepça, Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 400 euro.
- KB.Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.9.2 denohet me 700 euro.
- Lejson Zeqiri (Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 200 euro.
- Rron Grapci (Peja) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
- Branimir Pavic (Bashkimi) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 300 euro.
- Gezim Morina (Golden Eagle Ylli) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 200 euro
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.