VAKI NË BASKETBOLLIN KOSOVAR: THEHET TABELA E KOSHIT NË PJESEN E PARË, SHTYHET NDESHJA
Prishtinë (AsistiOnline) – Ndeshja e parë finale e ”Play Off”-it ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizreni është shtyrë për 24 orë.
Kjo ndeshje që nuk nisi fare në pjesën e dytë, është shtyrë si pasojë e thyerjes së tabelës së njërit kosh në Palestrën e Sporteve ”Mizahir Isma” në Rahovec.
Ndeshja në pjesën e parë mbaroi me shifrat, 28-33 në të mirë të Ponte Prizrenit, përderisa pritet të vazhdojë nesër.
Komentet janë të mbyllura.