Basketboll

KBF PRISHTINA PËRFORCOHET ME NJË QENDËR TË FUQISHME AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka përforcuar trapezin e saj me një lojtare të re të pozitën qendër.

Ekipi prishtinas sot ka njoftuar se ka nënshkruajtur me qendrën e cila ka nënshtetësi të dyfishtë (amerikano-azerbejgjanase), Marcedes Walker.

Qendra në fjalë është e gjatë 191 centimetra dhe njihet për lojën e saj me shpindë. Ajo te Prishtina vije pas aventurave të kaluara në Turqi, Itali, Poloni e Izrael.

Vlen të ceket se Walker në të kaluarën ishte pjesë e Përfaqësueses së Azerbejgjanit në konkurenën 3×3, ku fitoi edhe medalje të artë.

Përvoja e saj pritet të jetë ndihmesë e madhe për vashat kryeqytetase që sivjet po luftojnë për të gjithë trofetë (Superligë e Ligë Unike).

Me këtë transfer te prishtinaset plotësohet numri i lojtareve të huaja (Sarah Mgbeike, Tynice Martin e Marcedes Walker).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.