Basketboll
SAN ANTONIO - OCTOBER 18: Darius Washington #35 of the San Antonio Spurs shoots during the preseason game against the Golden State Warriors on October 18th at AT&T Center in San Antonio, Texas. The Spurs won 116-111. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2007 NBAE (Photo by D. Clarke Evans/NBAE via Getty Images)

ZYRTARE: PEJA TRANSFERON ISH-NBA LOJTAR, DOKUZOVSKI E KISHTE NËN-URDHËRA TE RABOTNIÇKI

Prishtinë(AsistiOnline) – Valës së përforcimeve të shumta të skuadrave kosovare pak para ”play off”-it ju është bashkuar edhe klubi i Pejës.

Verdhezinjët duket se kanë përfunduar marrëveshje me një ish-NBA lojtar i cili ka karrierë të bujshme si basketbollist në veçanti në Evropë.

Darrius Washington është emri i lojtarit të gjatë 188 centimetra dhe që luan në pozitën e plejmejkerit, derisa pritet të shtojë dukshëm kualitetin te kampi i klubit të Pejës që synon mbledhjen e të gjithë trofeve pas ndryshimeve të shumta duke nisur nga trajneri.

Cila është karriera e Darrius Washingtonit?

37 vjeçari, rrugëtimin e kishte nisur me kolegjin amerikan nga NCAA1 ”Memphis Tigers” për dy sezone (2004/06) e pas paraqitjeve të mira aty u transferua te PAOK-u në Greqi (2006) dhe në po të njëjtin vit luajti edhe për CEZ Nymburkun në Ceki (2006/2007).

Pas një viti e gjysmë të kaluar në Evropë, Washngton u rikthye në SHBA me qëllimin për të luajtur në NBA, por nga drafti nuk arriti. Megjithatë, Darius nuk u dorëzua dhe nënshkruajti kontrata me disa nga ekipet e ligës më të fortë të basketbollit në botë, sikurse Dallas Mavericks, San Antonio Spurs dhe Chicago Bulls, por ndeshje zyrtare zhvilloi vetëm me San Antonion, ku në 18 paraqitje realizoi mesatarisht 2.9 pikë dhe 1.1 kërcime në 8.1 minuta lojë.

Pas NBA-së, Washington u rikthye në Greqi ku u transferua te Arisi (2007-08), në stinorin (2008-09) kaloi në Rusi te Ural Permi, në stinorin 2009-10 u paraqit te Galatasaray, stinori 2010-11 e gjeti te Roma në Itali, gjersa u rikthye përsëri në Turqi, por tash te Turk Telekomi gjatë stinorit 2011-12, edicioni 2012-13 e gjeti në Izrael te Hapoel Eliati e në po të njëjtin edicion pak kohë luajti edhe te Le Mansi në Francë.

Në stinorin 2014/15, Washington u rikthye përsëri te CEZ Nymburku, ndërsa deri në vitin 2016 luajti përsëri në Turqi e Kinë, për tu transferuar në vitin 2018 te Iraklisi në Greqi, në vitin 2019 luajti te Rabotniçki pikërisht nën-urdhërat e Marin Dokuzovskit me propozimin e të cilit erdhi edhe te Peja.

Në edicionin e fundit si lojtar aktiv (2020-21), Washington ka luajtur te Phoenix Brusseles në elitën belge me 11 pikë, 3.5 kërcime e 2.6 asiste në 20 ndeshje të zhvilluara.

Vlen të ceket se ky lojtar ka edhe shumë çmime individuale të fituara me ekipe të ndryshme, derisa te Peja pritet të sjellë përvojën e madhe që ka e që mund të jetë kyçe në luftën e verdhezinjëve për trofetë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.