PEJA FANTASTIKE NËN-DREJTIMIN E DOKUZOVSKIT, TRIUMFON EDHE NDAJ BASHKIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës po e vazhdon formën fantastike nën-drejtimin e trajnerit të ri, Marin Dokuzovski.
Verdhezinjët triumfuan sonte në ”Sezai Surroi” ndaj Bashkimit me shifrat tejet të thella 61-76.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte tepër interesante, ku Bashkimi e fitoi çerekun e parë 20-18, derisa i dyti i takoi minimalisht ekipit të Pejës 19-20, për tu mbyllur pjesa e parë minimalisht 39-38 në favorin e vendasve.
Në pjesën e dytë, Peja u fut furishëm, duke fituar çerekun e tretë thellë 7-25, për të siguruar fitoren qysh këtu e perioda e katërt u luajt thuajse vetëm formalisht (15-13), pasiqë Peja ruajti avantazhin dhe fitoi takimin.
Dardan Berisha me 23 pikë, Courtney Fells e Arian Qallaku me nga 16, si dhe qendra e re Calvin Harris që debutoi me double-double (13pk, 11krc), ishin individët më të dalluar në këtë fitore meritore të pejanëve sonte.
Te Bashkimi, Valon Bunjaku kishte 18 pikë, John Florveus 13 e Julien Lewis 10 sosh.
Pas xhiros 22, Peja gjendet e 3-ta me 35 pikë, 14 fitore e 7 humbje, derisa Bashkimi gjendet i 6-ti me 31 pikë, 9 fitore e 13 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Peja e pret Sigal Prishtinën e Bashkimi e pret Golden Eagle Yllin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.