PENZA E FITON DERBIN NDAJ BASHKIMIT NË SUPERLIGËN FEMËRORE
Penza ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 71:61 (24:14, 17:17, 18:12, 12:18), në xhiron e 18-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 12:3, e më pas e ngritën epërsinë në dhjetë pikë, 18:8, si dhe 12 pikë, 20:18, ndërsa çerekun e parë e fituan 24:14. Në periudhën e dytë u zhvillua lojë e barabartë. Pejanet arritën epërsi deri në 14 pikë, 32:18, por më pas kundërpërgjigjen prizrenaset, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 41:31.
Skuadra pejane vazhdoi me lojë të mirë në periodën e tretë, ndërsa mysafiret assesi nuk arritën të bënin rikthimin e madh. Kampionet e menaxhuan lojën dhe e ngritën epërsinë, ku më e larta ishte 18 pikë, 59:41, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:43.
Në dhjetë minutat kampionet e Kosovës ruajtën epërsinë e krijuar, duke triumfuar në fund me rezultat 71:61.
Te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 24 pikë e 14 kërcime, Valbona Bytyqi me 14 pikë dhe Jeta Zeka me 13, ndërsa te Bashkimi u dalluan Monique Coker me 20 pikë e 13 kërcime dhe Era Shatri me 15 pikë e nëntë kërcime.
Penza ka 14 fitore e katër humbje, kurse Bashkimi 12 fitore e gjashtë humbje.
Në takimet tjera, Prishtina ka vazhduar me fitore, për të regjistruar fitoren e 18-të nga po aq përballje. Skuadra prishtinase mundi Vëllaznimin 114:40, ndërkohë që skuadra kuqezi ka katër fitore e 14 humbje. Te vendaset u dalluan Sumeja Kosumi me 16 pikë e 12 kërcime dhe Stasha Carey me 14 pikë e 13 kërcime.
Fitore të pritur ka shënuar Trepça në udhëtim ndaj Kastriotit 29:113. Skuadra ferizajase ka 18 humbje në 18 ndeshje, kurse mitrovicaset gjashtë fitore e 12 humbje. Te skuadra mysafire u dallua Tasharra Jeffries me 62 pikë, 11 kërcime, shtatë asistime dhe 16 topa të vjedhur.
/FBK/
Komentet janë të mbyllura.