Basketboll

UNSPED SPOR – KLUBI TURK I BASKETBOLLIT SHEMBULL I FUNKSIONIMIT TË SUKSESSHËM

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë muajit të kaluar një pjesë e stafit të AsistiOnline.com qëndroi disa ditë në shtetin e Turqisë për vizitë, ku shikoi disa ndeshje por edhe stërvitje të gjigantit turk të Euroligës, Anadolu Efes, por zhvilloi një vizitë në një klub të basketbollit simotër të Efesit, që për fokus kryesor ka zhvillimin e gjeneratave të reja.

Stafi i AsistitOnline u mirëprit nga drejtuesit e klubit ”Unsped Spor” me në krye znj,Semra Demirer një grua ndërmarrëse shumë e zonja në shtetin e Turqisë.

 

Ky klub që merret me sport dhe kulturë dhe i cili selinë e ka në Zeytinburnu, është një institucion i cili i kushton rëndësi jashtëzakonisht të madhe, punës me grupmoshat e reja dhe jo vetëm të basketbollit, por edhe të sporteve të tjera, sidomos volejbollit femëror.

AsistiOnline vendosi ta përcjellë këtë klub, pasiqë momentalisht lojtari prizrenas Auron Vila është aty i huazuar aty nga gjiganti, Anadolu Efes për zhvillim dhe përparim në aspektin fiziko-teknik, pasiqë ekipi i Unsped është shumë i përkushtuar në zhvilimin e lojtarëve të rinjë e ku vlejnë të ceken disa lojtarë që më herët defiluan në këtë ekip dhe pastaj krijuan karrierë të bujshme sikurse: Zaza Pachulia (ish-lojtar dhe dy herë kampion i NBA-së), Orhan Hacieva e natyrisht dhe shumë lojtarë të tjerë të cilët i zhvilloi ky klub.

Vlen të ceket se klubi i madh i Efesit ka bashkëpunim të ngushtë me këtë skuadër nga e cila jo vetëm lojtari ynë prizrenas, Auron Vila, por së fundmi edhe një djalosh perspektiv nga Turqia, Baha Korkmaz është rikthyer nga huazimi në Unsped tek Efesi.

Përpos palestrës eksklzuive të cilën e posedon, Unsped në hapësirat kompleksit të vet ka të inkorporuara edhe pjesën e dhomave të fitnesit me të gjitha pajisjet përcjellëse, kuzhinën ku lojtarët ushqehen aty pa pasur nevojë të paguajnë mjetese vetanake, por ngjitur me të qëndron edhe shkolla e mesme në të cilën basketbollisti prizrenas, Auroni edhe po i zhvillon mësimet.

Ky klub që në kaluarën ka ditur të nxjerrë lojtarë të mëdhenjë që bënë karrierë me nam në Turqi dhe jo vetëm, sikurse rasti i dy herë kampionit të NBA-së Zaza Pachulia, derisa momentalisht në pjesën e shtabit teknik udhëheqet nga trajneri turk, Hasan Orhan i cili merret ekskluzivisht me gjeneratat e reja dhe bën një punë të madhe aty.

Vlen të ceket se në këtë klub, trajnerët e fillojnë punën në mëngjesin e hershëm dhe e mbyllin pasdite, pra me minimum një orar prej tetë orëve e ndodh që edhe më shumë, kjo tregon për punën e lartë që bëhet aty dhe mund të merret si shembull i mirë edhe në vendin tonë.

Stafi i trajnerëve përbëhet nga trajneri taktik, kondicional dhe fizioterapeuti, trajneri i performancave, por edhe nutricionisti, gjë e cila dëshmon se sa shumë i kushtohet rëndësi secilit detaj.

AsistiOnline.com e pasqyroi punën e këtij ekipi turk me të vetmin qëllim, që të merret një shembull i mirë se si punohet në mënyrë profesionale dhe nga ku mund të nxjerren talentë të rinjë të basketbollit, por vetëm me punë të tillë, cilësore dhe sistematike.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.