Basketboll

TRILLERI NË FRANCË I TAKOI MONACOS, SERIA ME OLIMPIAKOSIN SHKON NË NDESHJEN 5

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një seri çerekfinale e Euroligës shkoi sonte në duelin e pestë dhe përcaktues.

Monaco arriti ta mposht minimalisht Olimpiakosin 78-77, për të barazuar serinë në 2-2.

Në fitoren e francezëve sonte rolin kryesor e patën, Dwayne Bacon me 21 pikë e Mikes James me 18 sosh.

Derisa te Olimpiakosi ishin të pamjaftueshëm për një fitore, Kostas Slouskas me 19 pikë e Sasha Vezenkov me 18 sosh.

Kjo fitore e Monacos e barazon serinë dhe sfida vendimtare se kush inkuadrohet në ”Final Four”, përcaktohet të dielën në Greqi.

Nga ky duel vlen të ceket se sonte prezent në palestër ishte edhe super-ylli i NBA-së, Kevin Durant si mik i madh i lojtarit të Monacos, Mike James.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.