Basketboll

HISTORIKE: BURSASPORI ARRIN FINALEN E MADHE TË EUROCUP, VAZHDON SUKSESI I KLUBEVE TURKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Forma fantastike e skuadrës turke, Frutti Extra Bursaspor vazhdoi edhe sonte në gjysmëfinalen e madhe të Eurocup.

Ekipi turk nga Bursa e mposhti skuadrën spanjolle të MoraBanc Andorrës 68-85, për të arritur finalen e madhe të garës së dytë më të fortë të basketbollit evropian.

Për Frutti Extra Bursasporin, pikëshënuesi më i mirë sonte ishte Andrew Andrews me 20 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Onuralp Bitim me 18, Derek Needham me 13 , David Dudzinski me 12, dhe Kevarrius Hayes me 11 sosh.

Për MoraBanc Andorra, nga ana tjetër s’mjaftuan për një fitore, Oriol Pauli me 16 pikë dhe Drew Crawford e  David Jelinek me nga 11 sosh.

Ky kualifikim apo kjo arritje e Bursës e tregon më së miri faktin se sa shumë ka avancuar basketbolli turk në vitet e fundit.

Të kujtojmë se ditë më parë edhe ekipi tjetër turk i Bahcesehir Koleji, arriti të fitojë garën tjetër prestigjioze, FIBA Europe Cup e kampion aktual i Euroligës është poashtu një ekip tjetër turk, Anadolu Efes.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.