KËTO JANË TË REJAT E FUNDIT NGA SITUATA ME ANTE ZIZIC
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-NBA lojtari dhe tash basketbollisti i Maccabi Tel Avivit, Ante Zizic gjatë natës së djeshme pësoi një lëndim të rëndë në kokë në duelin e skuadrës së tij me Hapoel Haifan.
Zizic u lëndua në kokë dhe për një kohë nuk kishte fare vetëdije, derisa u dërgua me urgjencë në spital.
ANTE ZIZIC HUMB VETËDIJEN NË NJË NDESHJE TË SUPERLIGËS IZRAELITE
Derisa sot raportet e fundit nga Izraeli, tregojnë se kroati tashmë është liruar nga spitali.
Sipas njoftimit të ekipit të tij, Zizicit dje i’u është rikthyer vetëdija dhe ka folur me mjekët.
25 vjeçarit, dje stafi shëndetësor i kreu një tomografi të kompjuterizuar (CT) dhe ajo i doli normale e lojtari thuhet se qëndroi nën-vëzhgim e mjekëve në spital deri në mëngjesin e sotëm.
Tani, Zizic është liruar nga spitali dhe do të vazhdojë tretmanin në shtëpi.
Maccabi dje u mposht nga Hapoel Haifa pas vazhdimeve, 114-123. Ekipi që garon edhe në Euroligë e përfundoi sezonin e rregullt me humbje dhe bilanc prej 18 fitoreve dhe 9 disfatave. Derisa ”play off”-in do e nis nga pozita e dytë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.