Basketboll

KAMPIONI FITON NGUSHTË NDAJ BOSTONIT, MERR PËRSËRI AVANTAZHIN E SERISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i NBA-së, Milwaukee Bucks ka shënuar fitoren e tretë në çerekfinalen e Konferencës Lindore në NBA.

Bucks arritën të mposhtin ekipin e Celtics në ndeshjen e pestë me shifrat e ngushta 107-110.

Giannis Antetokounmpo me 40 pikë, 11 kërcime e 3 asiste, ishte figura më e dalluar e Bucks në këtë triumf, derisa Jrue Holiday shtoi 24 pikë, 8 asiste e 8 kërcime dhe Bobby Portis që kishte 14 pikë e 15 kërcime.

Te Bostoni s’mjaftuan kurrsesi për fitore, Jayson Tattum me 34 pikë e as Jaylen Brown me 26 dhe Marcus Smart me 15 pikë.

Me këtë fitore, Milwaukee e merr avantazhin e serisë në 3-2 dhe i duhet vetëm edhe një fitore për kualifikim në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.

Në gjysmëfinale, fituesi i kësaj serie do të ndeshet me fituesin e duelit mes Miami Heat dhe Philadelphia 76ers, ku edhe atje seria aktuale është 3-2 në favorin e Miamit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.