Basketboll

DEKLARATA E MINCHEVIT PAS HUMBJES NGA YLLI

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas humbjes nga Ylli në finalen e parë, foli krye-trajneri i Trepçës Ljubomir Minchev i cili kishte përgatitur planin e lojës me shumë kujdes dhe kishte sulmuar Yllin me armën e tyre, treshet dhe duke pasur kujdes në topa të humbur , megjithatë në fund pësoi disfatë në start të kësaj serie por dha mesazh se kjo është vetëm ndeshja e parë.

Deklarata e tij:

“Çfarë bëmë gabim? Bëmë disa gabime në mbrojtje të cilat nuk duhet të bënim, por ky është basketbolli, gabimet ndodhin. Fillimisht, dua t’i uroj kundërshtaret. Kjo është vetëm një ndeshje por ishte humbje e vështirë me një pikë pasi kishim avantazh 80% te kohës por nuk ka rëndësi sepse kjo nuk është ndeshje Kupe ku me një humbje eliminohesh. Ka ende lojë dhe besoj se kanë me qenë shumë interesante për shikues. Mendoj se dyja skuadrat luajtën fortë dhe ishte ndeshje e mirë”, tha Minchev pas ndeshjes.

Video deklarata e tij:

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.