Basketboll

NDESHJA E DYTË E ‘’PLAY OUT’’-IT SONTE

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja e dytë e ‘’Play Out’’-it për Superligë e basketbollit kosovar.

Lipjani e pret në ‘’Better Life Center’’, Vëllaznimin e Gjakovës, për ta vulosur fatin e skuadrës që stinorin e ardhshëm do të luajë në elitë.

Ndeshja e parë i takoi Vëllaznimit duke fituar me shifrat 74-71. Ndërsa ndeshja e dytë luhet sonte në ora 19:00.

Ekipi që arrin koshaverazh më të mirë nga të dyja ndeshjet, mbetet ose inkuadrohet në Superligë.

Kjo ndeshje transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion. E cila po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.