Basketboll

KOSOVA (F) SOT KËRKON FITOREN E DYTË NË EVROPIANIN PËR SHTETET E VOGLA

Kosova A te femrat sot do të zhvillojë ndeshjen e tretë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.

Vashat e Kosovës do të përballen me Qipron nga ora 15:30. Dardanet kanë një fitore, ndaj Andorrës dhe një humbje nga Malta, kurse Qipro ka zhvilluar vetëm një ndeshje, duke mundur Norvegjinë 81:62.

Ndeshja transmetohet në YouTube në faqen zyrtare të FIBA-s apo në uebsajtin për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Komentet janë të mbyllura.