Prishtinë(AsistiOnline) – Blend Matoshi do të mbetet edhe për një stinor te Ponte Prizreni.
Pas transferimit të Meriton Ismailit, Ivan Koljevicit, Donat Rexhepit dhe rinovimit të Urim Zenelajt e kapitenit Qëndrim Ajazaj, zyrtarisht edhe Blend Matoshi vazhon në listën e rinovimeve te ekipi prizrenas.
Ponte Prizreni dhe basketbollisti nga Peja, Blend Matoshi janë për 4 vite bashkë dhe ky do jetë sezoni i pestë për palët që mbeten besnike.
Skuadra e Ponte Prizrenit pritet që gjatë ditëve në vijim ti prezantojë edhe lojtarët e huaj që do ta përbëjnë rosterin e saj për stinorin që po vjen.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.