Basketboll

PA PROBLEME PËR FITOREN E PARË NË FINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Z Mobile Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë finale të ”Play Off”-it të Superligës së Basketbollit Kosovar.

Kryeqytetasit pa telashe kanë arritur deri tek fitorja e parë finale ndaj Rahovecit, duke iu afruar titullit të kampionit të Kosovës.

Qysh në çerekun e parë, Prishtina e tregoi forcën reale që ka duke krijuar epërsi prej 14 pikësh në këtë periodë 32-18. Përderisa loja shumë e mirë e Prishtinës dhe ç’orientimi total i Rahovecit në këtë sfidë vazhduan edhe në çerekun e dytë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej thellë 60-32.

Edhe në pjesën e dytë Prishtina nuk u ndal, kryeqytetasit rritën edhe më shumë serinë duke fituar çerekun e tretë 89-54. Për ta vulosur fitoren, Prishtina e dominoi edhe çerekun e katërt duke bërë që semafori në fund të tregonte epilogun finalë 110-82.

Në këtë fitore të Prishtinës që e afron drejt titullit kampionë i gjithë ekipi realizoi pikë. Prej tyre u dalluan, Dardan Berisha me 20 pikë, Mikaile Tmusic me 18 pikë, Divine Myles me 16 pikë, Edmond Azemi me 14 pikë dhe Valon Bunjaku me 12 sosh.

Tek Rahoveci, vetëm dy lojtarë arritën pikë dyshifrore: Deshon Minnis(30) dhe Fred Richardson(13).

Prishtina me këtë fitore merr avantazhin e serisë finale 1-0, ndaj Rahovecit. Ndeshja e dytë luhet të dielën në ”Mizahir Isma” të Rahovecit.

Komentet janë të mbyllura.