Sekretari gjeneral i FIBA-s, Andreas Zagklis viziton Kosovën në këto data
Për herë të parë Kosovën do ta vizitojë Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis. Ai do të vizitojë vendin tonë më 6-7 tetor, ku do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë, si dhe do të takohet me drejtuesit e FBK-së, por edhe krerët e shtetit të Kosovës.
Zagklis është një mbështetës i madh i basketbollit të Kosovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, si dhe FBK-në, ku në njoftimin e FBK-së thuhet se në shumë raste e ka lavdëruar punën që bën Federata.
Ndërsa, kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës, më herët vendin tonë, e ka vizituar Turgay Demirel, President i FIBA Evropës dhe nënkryetar i FIBA-s.
Komentet janë të mbyllura.