Basketboll

BOUKICHOU, QENDRA MË E MIRË E STINORIT NË FIBA EUROPE CUP

Prishtinë (AsistiOnline) – Pa shpërblim në përzgjedhjen e më të mirëve në FIBA Europe Cup, nuk ka mbetur as ish-qendra e Z Mobile Prishtinës sivjet, belgu Khalid Boukichou.

Boukichou ishte pjesë e Z Mobile Prishtina gjatë gjithë sezonit në FIBA Europe Cup dhe padyshim që ishte ndër lojtarët më të mirë në klubin kryeqytetas dhe në këtë kompeticion.

Boukoichou mori 6.808 vota duke u bërë lojtari më i votuar në të gjitha kategoritë e nominuara sivjet. Boukichou luajti tek Prishtina sivjet me mesatare prej, 13.2 pikë, 5.9 kërcime, si dhe 2.1 asistimeve.

Khalid Boukichou momentalisht po luan tek skuadra e madhe franceze, Elan Chalon.

 

Komentet janë të mbyllura.