Basketboll

PRISHTINA NË ABA LIGË?

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase Prishtina, në stinorin e ardhshëm mund të luajë në njërën ndër ligat më të forta të basketbollit në Evropë, ABA Liga.

Ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra, se ka pasur bisedime të theksuara ndërmjet, krerëve të klubit të Prishtinës dhe bordit të ABA Ligës, për përfshirjen e Prishtinës në stinorin e ri në këtë garë.

Sot Presidenti i Z Mobile Prishtina, Blerand Stavileci ka postuar një fotografi në Facebook, së bashku me drejtorin e klubit Florian Miftarin, trajnerin Damir Mulaomerovic, si dhe liderin e Tifogrupit ‘’Plisat’’ Albert Kastratin me mbishkrimin, ‘’Pritna ABA Liga po thonë’’.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të rrjedhë kjo storie. ASISTIOnline do t’ju informojë ekskluzivisht për çdo risi.

Komentet janë të mbyllura.