Ish-kampioni i Ukrainës me 2017, sonte në ”Karagaç” ndaj Pejës
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës sot zhvillon duelin e parë të stinorit në Ligën Ballkanike.
Ekipi ynë kosovar përballë do ta ketë njërën prej ekipeve më të fuqishme sivjet në këtë garë, Budivelnykun e Ukrainës.
Kjo e fundit është kampione e dhjetëfishtë e shtetit që aktualisht po përballet me luftë nga një agresor si Rusia dhe ekipi i Budivelnykut sivjet ndeshjet i zhvillon në Romë të Italisë.
Hera e fundit, kur Budivelnyku ishte shpallur kampion i Ukrainës, ishte stinori 2016/17 e në vitin e fundit kjo skuadrër i mbylli garat në vendin e dytë me 23 fitore pas Prometey që kishte 25 fitore e stinori u anulua si pasojë e shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Sikurse Peja, ashtu edhe Budivelnyku kanë një të kaluar të hidhur financiare, pasiqë të dyja në një kohë ishin sanksionuar nga FIBA, për shkak të borxheve me pagesa ndaj lojtarëve.
Më 21 qershor 2018, Federata e Basketbollit të Ukrainës kishte njoftuar se Budivelnyk nuk do të lejohet të marrë pjesë në Superligën e Ukrainës për shkak të borxheve ndaj lojtarëve të tyre. Megjithatë në vitin 2020, klubi i Budivelnyk i rifilloi aktivitetet dhe u regjistrua për sezonin 2020–21 në Superligën ukrainase dhe ndalimi i transferimeve nga FIBA, i cili ju ishte zbatuar në vitin 2018, ju hoq. Një histori pak a shumë të njejtë e kishte edhe Peja, po gjatë vitit 2018, por në vitin e ardhshëm ju rikthye elitës kosovare.
Peja dhe Budivelnyku takohen sonte me fillim nga ora 20:15 në ”Karagaç”.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.