Basketboll

8 EKIPET E STINORIT TË ARDHSHËM NË SUPERLIGË

Prishtinë (AsistiOnline) – Me përfundimin e ndeshjes së ‘’Play Out’’-it dhe finales së ‘’Play Off’’-it, janë mësuar edhe 8 skuadrat që në stinorin e ri do të jenë pjesë e Superligës së Kosovës në Basketbollin tonë.

Risi e sivjetme e kampionatit do të jetë, KB Feronikeli. Klub i cili debuton në elitën e basketbollit kosovar dhe do të synojë pozitë sa më të favorshme në renditje qysh në stinorin e parë.

Sa i përket skuadrave tjera, nuk është se ka ndonjë ndryshim tjetër. Për faktin se Lipjani e ka mbrojtur statusin e anëtarit të Superligës në ndeshjen e ‘’Play Out’’-it ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Ndërsa, Z Mobile Prishtina, Golden Eagle Ylli, Rahoveci, Bashkimi, Ponte Prizreni dhe Trepça do të jenë ekipet e tjera që sivjet do të paraqiten në garë, ekipe të cilat sivjet pritet të riorganizohen fuqishëm për stinorin e ardhshëm.

Natyrisht se na pret një stinor tejet interesant që nis kah fundi i shtatorit dhe pritet të sjellë risi të shumta.

Komentet janë të mbyllura.