KAMPIONI RRIT SERINË, NDAJ PORTLANDIT TË PAFUQISHËM
Prishtinë (AsistiOnline) – Golden State Warriors kanë shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj Portlandit në finalen e Perëndimit.
Warriors edhe pse me mund të madh, kanë arritur që të dalin fitues nga dueli i sontëm me shifrat e ngushta 111-114.
Sa i përket lojës, kryesisht ishte e ngushtë përkundër që Warriors e mbyllën pjesën e parë me +15 pikë diferencë(50-65).
Në pjesën e dytë, Portlandi nuk lejoi qetësi për Warriors, kështu që në çerekun e tretë arriti ta stopoj kundërshtarin dhe kjo periodë u mbyllë baraz 89-89. Loja e fortë vazhdoi edhe në çerekun e fundit. 31 sekonda pa përfunduar ndeshja, Warriors kishte epërsinë(112-111), por Draymond Green me një shut nga gjysmëdistanca 12 sekonda pa përfunduar sfida ngriti avantazhin e ekipit të Steve Kerr duke ia siguruar fitoren e dytë rresht Goldenit. 4 sekonda pa përfunduar ndeshja, Lillard i Portlandit kishte mundësinë ta qonte ndeshjen në vazhdime, por shutin e tij e bllokoi Iguodala dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e Warriors.
Në fitoren e Golden State kontribuesit kryesorë ishin, Steph Curry me plotë 37 pikë, Klay Thompson me 24 pikë, si dhe Draymond Green me double, double(16pk, 10krc).
Tek Portlandi s’mjaftuan për fitore, Damian Lillard me double, double(23pk, 10krc) dhe CJ McCollum me 22 pikë.
Me këtë fitore, Warriors rrisin avantazhin e serisë finale në Perëndim ndaj Portlandit 2-0.
Komentet janë të mbyllura.