Basketboll

KBF Bashkimi rikthen lojtaren që dikur shkëlqente me fanelën e tyre, transferon edhe një qendër

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse lidere dhe me 10 fitore nga 10 ndeshje në Superligën e Femrave, Bashkimi i Prizrenit vazhdon të përforcohet për fazën finale të kampionatit.

Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje për rikthimin në ekip të basketbollistes që dikur ka shkëlqyer me fanelën e tyre, Khadija Brown-Haywood. Ajo ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me Bashkimin, dikur.

Përpos rikthimit të lojtares Brown e cila luan në pozitën tipike 3, Bashkimi ka njoftuar sot edhe për transferimin e amerikanes, Dasia Evans e cila luan në pozitën 5.

Evans është e gjatë 188 cm dhe njihet  është lojtare e gjithanshme, shumë e shpejtë. Ajo pritet ti bashkohet ekipit portokallinjë gjatë ditëve në vazhdim do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit.

Vlen të ceket se Evans ka bërë karrierë nëpër vende të ndryshme, ndërsa ka luajtur edhe në Spanjë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.