Basketboll

Kampioni i frikshëm, radhit fitoret për të harruar shijen e humbjes

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli e ka vazhduar formën fantastike qysh tash e 13 xhiro.

Therandasit kanë fituar brenda një jave edhe njëherë ndaj Ponte Prizrenit, kësaj here me rezultat final 64-73.

Rrjedha e ndeshjes ishte tejet e ngushtë me Yllin që fitoi çerekun e parë ngushtë 17-18, gjersa perioda e dytë u mbyll baraz 22 dhe ekipen shkuan në pushim me vetëm 1 pikë dallim në favor të Yllit (39-40).

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja tepër e ngushtë dhe kjo bëri që edhe perioda e tretë të mbyllet baraz (10-10). Në çerekun vendimtar (15-23), Ylli u tregua më i mirë dhe shumë më konkret duke arritur ta fitojë duelin me meritë.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në këtë fitore të therandasve, Henrik Shirko (15) e Malcolm Armstead (15), Chris Harris (13) dhe Rashun Davis (11).

Te Ponte Prizreni nuk mjaftuan në asnjë mënyrë për fitore, Dachon Burke me 15 pikë e Adam Grant me 13 sosh.

Pas 18 xhirove, Ylli ka 13 fitore e 4 humbje dhe 1 ndeshje më pak, gjersa Ponte Prizreni gjendet i parafundit me 6 fitore e 12 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Ylli e pret Vëllaznimin e Ponte Prizreni i shkon Rahovecit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.