Basketboll

Zyrtare: Alek Joncevski largohet nga Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Aleksander Joncevski nuk është më trajner i Trepçës.

Kështu ka njoftuar sonte faqja zyrtare e klubit mitrovicas, në një postim të publikuar në Facebook.

Sipas njoftimit, Joncevski pas ndeshjes me Prishtinën ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetrajnerit dhe klubi e ka mirëkuptuar vendimin e tij.

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i KB Trepça:

”Pas ndeshjes me Sigal Prishtinën, trajneri Alek Joncevski ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ai ka vlerësuar se nuk mund të jap më shumë për klubin tonë dhe ka vendosur që rrugët tona të ndahen. Klubi i basketbollit Trepça e falënderon Joncevskin për punën e madhe që ka bërë sa ishte në krye të skuadrës dhe i dëshiron suksese të mëdha në vazhdim të karrierës. Joncevski erdhi për të qëndruar deri në fund të kampionatit, por rezultatet po mungojnë dhe ai e ndjeu obligim moral të jap dorëheqje. Klubi e vlerëson punën që ai ka bërë me skuadrën, nivelin profesional dhe angazhimin maksimal”, shkruan në njoftim.

Komentet janë të mbyllura.