Basketboll

Bashkimi e largon Fahro Alihoxhiqin

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit ka njoftuar për një risi befasuese.

Ekipi prizrenas që po kalon nëpër formë fantastike në 4 xhirot e fundit të elitës, ka lajmëruar se ka shkëputur bashkëpunimin me qendrën boshnjake, Fahro Alihoxhiq.

Fahro Alihodzic më nuk do të jetë pjesë e klubit tonë. Me marrëveshje të dyanshme, e kemi shkëputur kontratën me Fahron, i cili ka qenë pjesë e jona prej fillimit të sezonit. Klubi e falënderon Fahron për angazhimin dhe i dëshiron suksese të mëtejme në karrierë. Faleminderit Fahro!”, shkruan njoftimi i klubit prizrenas.

Të kujtojmë se Alihoxhiq më herët ka luajtur edhe te skuadra e Prishtinës, gjersa drejtuesit e Bashkimit sivjet nuk kanë qenë fare të kënaqur me kontributin e tij për ekip.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.