Basketboll

Afro 4 milionë euro nga bizneset për basketbollin e Kosovës nga ligji për sponsorizim në vitin 2022

Prishtinë(AsistiOnline) – Ligjit për sponsorizim në sportin e Kosovës duket t’ja kenë parë hajrin tejet shumë klubet tona, pasi ka dhënë tejet shumë efekt në mbushjen e arkave të tyre.

Kështu ka ka ndodhur edhe me basketbollin, që sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Sportit, del të jetë ndër përfituesit më të mëdhenjë nga ky ligj, shkruan AsistiOnline.com

Ky ligj ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2019 dhe me të hyrë në fuqi i ka dhënë edhe efektet e para, pasiqë klubet kosovare janë stabilizuar tejet shumë në aspektin financiar dhe po e kanë më të lehtë vazhdimin e aktivitetit të tyre.

Është pikërisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ajo që ka publikuar sot statistikat zyrtare të përkrahjes së sportit nga ligji i sponsorizimit për vitin 2022, ku për financimin e basketbollit, shkruan se janë dhënë mbi 235 vërtetime te klubet për bizneset që japin një pjesë të fitimit të tyre te klubet sportive dhe lirohen nga një përqindje jo e paktë e tatimit.

Nga 235 vërtetime, në shumën e të hollave, Ministria ka deklaruar se basketbolli është sporti i dytë që ka përfituar më së shumti me përkthim prej 3 milionë e 271 mijë e 893 euro.

Me gjithë komplimentet e marra, lidhur me këtë ligj ka pasur edhe disa kritika të cilat sipas opinionistëve janë me vend, ngase shumë lehtë mund edhe të keqpërdoret për ‘shpërlarjen’ e parave të pista nga qarte të ndryshme, nëpërmjet kësaj mundësie jetike që iu është dhënë sportit kosovar për të mbijetuar e fuqizuar.

Një kritikë tejet e zëshme ka qenë ajo edhe se këto para, nuk po shkojnë në vendin e duhur nga klubet të cilat po investojnë shumë në lojtarë të huaj e paga të majme, por nuk po investohet aspak tek gjeneratat e reja, që në të ardhmen të kemi ‘brumin’ tonë.

Por, për të qenë realistë me gjithë komplimentet pozitive e negative, shihet qartë se ky ligj ka dhënë frytet e veta në përkrahjen dhe fuqizimin e klubeve të basketbollit kosovar, pasi investimet janë të qarta dhe evidente në ngritjen e basketbollit kosovar, por edhe sporteve tjera në përgjithësi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.