Basketboll

FBK-JA NDRYSHON VENDIMIN: KOSOVA LUAN NË MITROVICË

Prishtinë (AsistiOnline) – Nëpërmes një komunikate zyrtare Federata e Basketbollit të Kosovës ka konfirmuar se ka ndryshuar vendimin për zhvillimin e ndeshjeve të Përfaqësueses Kosovare.

Bordi i FBK-së e ka anuluar vendimin e datës 25 Prill 2019 që ndeshjet të luhen në Rahovec dhe kështu ka vendosur që më 7 dhe 14 Gusht Kosova ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut të luaj në “Minatori”.

Sipas FBK-së, në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës, KB Trepça dhe Komuna e Mitrovicës do ti diskutojnë të gjitha detajet e organizimit të ndeshjeve me kriter të FIBA-s, të cilat kërkojnë punë dhe angazhim të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.

Kosova edhe më herët ka luajtur në ”Minatori”, pasi që fazën kualifikuese për Eurobasket 2017, Përfaqësuesja e Kosovës e pati zhvilluar pikërisht në palestrën “Minatori” kundër Sllovenisë, Ukrainës dhe Bullgarisë.

Orari i ndeshjeve të Kosovës:

3 Gusht 2019 Luksemburgu – Kosova

7 Gusht 2019  Kosova – Britania e Madhe

14 Gusht 2019 Kosova – Luksemburgu

17 Gusht 2019  Britania e Madhe – Kosova.

Komentet janë të mbyllura.