Budivelnyku tërheqet nga Liga Ballkanike, thonë se s’kanë fonde financiare
Prishtinë(AsistiOnline) – Kompeticioni i Ligës Ballkanike ka lëshuar një komunikatë zhgënjyese para pak minutave në web-sajtin e vet.
Në të shkruan se skuadra ukrainase, Budivelnyk i ka njoftuar drejtuesit e BIBL-së se i duhet të tërheqet nga gara për shkak të mungesës së fondeve financiare.
Vendimi i Budivelnyk, vije 24 orë para ndeshjes me skuadrën e Pejës, gjersa me këtë vendim të gjitha ndeshjet e këtij ekipi janë anuluar.
Në njoftim poashtu thuhet se të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit do të luhen sipas programit të përditësuar, përfshirë edhe ”Final Four”-in.
Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Ligës Ballkanike:
”Fatkeqësisht dhe në befasi, mbrëmë drejtori sportiv i DelaSport Balkan League mori informacionin zyrtar nga menaxhmenti i BC Budivelnyk se për shkak të “mungesës së financimit, BC Budivelnyk do të ndalojë pjesëmarrjen në turneun e Ligës Ballkanike”.
Informacioni u dërgua 24 orë përpara se klubi duhej të fluturonte për në Bullgari për të marrë pjesë në ndeshjet e sezonit të rregullt më ENJ 21.03.23 kundër KB PEJA dhe më ENJ 23.03.23 kundër BC BEROE.
Si rezultat i vendimit të KB Budivelnyk, të gjitha ndeshjet e ardhshme të klubit anulohen.
Menaxhmenti i BIBL do të veprojë dhe do të vazhdojë sipas rregulloreve të ligës dhe pas konsultimit me FIBA dhe Federatën e Basketbollit të Ukrainës.
Ndeshjet e mbetura të sezonit do të luhen sipas programit të përditësuar duke përfshirë Final Four”.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.