Basketboll

Me dy përballje tejet interesante, sot mbyllet stinori i rregullt i Superligës së Kosovës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot mbyllet stinori i rregullt i Superligës së Kosovës te meshkujt.

Dy ballafaqime tejet interesante na presin, e të dyja luhen në Therandë.

Dy skuadrat nga Prizreni, Bashkimi dhe Ponte Prizreni luajnë në cilësinë ekipeve vendase në Suharekë, për shkak se palestra në Prizren është duke u rinovuar.

Në ndeshjen e parë, takohen Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli, me prizrenasit që kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 16 humbje, ndërsa kampionët numërojnë 19 fitore e tetë humbje.

Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli, nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 & Klan Kosova.

Kjo xhiro përmbyllet me sfidën ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë, kurse prishtinasit në “Play-off” do të hyjnë nga vendi i parë. Prizreni pas 27 ndeshjeve ka 8 fitore e 19 humbje, kurse Prishtina 21 fitore e gjashtë humbje.

Sfida mes Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport3.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.