Basketboll
SALT LAKE CITY UT- NOVEMBER 7: Lauri Markkanen #23 of the Utah Jazz drives to the basket against Russell Westbrook #0 of the Los Angeles Lakers during the second half of their game at the Vivint Arena November 7, 2022 in Salt Lake City Utah. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement (Photo by Chris Gardner/ Getty Images)

Ylli i NBA-së dhe miku i Edon Maxhunit, nis shërbimin ushtarak në Finlandë (FOTO+VIDEO)

Basketbollisti i Utah Jazz All-Star, Lauri Markkanen, po e kryen shërbimin ushtarak në Finlandë pas përfundimit të sezonit të tij në NBA.

Në fillim të kësaj jave, Jazz postoi një foto në mediat sociale të Markkanen duke raportuar në shërbimin ushtarak, ndërsa 25-vjeçari ngarkoi një foto me pamjen e tij të re në Instagram, duke siguruar ndjekësit se “kaçurrelat e tij do të kthehen”.

Duke folur me gazetarët rreth një javë pasi Utah u eliminua nga konkurrenca në playoff, Markkanen tha se shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në Finlandë para moshës 30 vjeç.

“Thjesht thash me vete, nëse nuk do të luajmë në pas-sezon këtë vit, atëherë do të jetë një kohë e mirë për ta bërë atë tani, në vend që ta shtyj atë pasi që herë-do-kur duhet ta bëj atë në ndonjë kohë që nuk më përshtatet edhe aq mua”, shpjegoi Markkanen.

Lauri Markkanen

Ai shtoi se nuk e di saktësisht se sa kohë do të kalojë në shërbimin ushtarak gjatë muajve të ardhshëm, duke shpjeguar se ai ka mundësinë ta përfundojë atë përgjatë dy verave.

“Definitivisht nuk dua që kjo të ndikojë në pjesën e basketbollit, kështu që do të shohim se si do të bëjmë ndonjë kombinim”, tha Markkanen.

Sulmuesi madhështor ka shijuar një sezon karriere këtë vit, duke shënuar mesatarisht 25.6 pikë, 8.6 kërcime dhe 1.9 asistime për lojë.

Të mërkurën, ai u shpall si finalist për çmimin e lojtarit më të përmirësuar të NBA-së së bashku me Jalen Brunson të New York Knicks dhe Shai Gilgeous-Alexander të Oklahoma City Thunder.

Lauri Markkanen

Finlanda u bë anëtarja e 31-të e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në fillim të këtij muaji, duke shënuar një ndryshim të madh në peisazhin e sigurisë në Evropën verilindore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. /Klankosova.tv

Komentet janë të mbyllura.