KB Prishtina lëshon komunikatë zyrtare thotë se u tentua të manipulohen gjyqtarët në ndeshjen me Trepçën
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës sot ka dalur me një komunikatë zyrtare rreth ndeshjes së tretë gjysmëfinale me Trepçën.
Aty pretendohet se disa njerëz të afër të klubit kryeqytetas e kanë zbuluar skandalin më të madh të basketbollit kosovar ndonjëherë, ku është tentuar t2 manipulohet ndeshja mes tyre dhe mitrovicasve, në dëm të Prishtinës.
Sipas komunikatës, në gjithë këtë rast shihet një person duke i futur në veturën e tipit Mercedes dy referët grekë të ndeshjes, Zacharis dhe Vardaris, duke i ofruar ryshfet për manipulimin e ndeshjes mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça, në favor të mysafirëve.
Me të vërtetuar rastin, në komunikatë shkruan se prishtinasit kanë njoftuar menjëherë drejtuesit e FBK-së, të cilët pasi kanë kuptuar rastin kanë biseduar me referët e lartpërmendur dhe ata e kanë pranuar ngjarjen. Kjo është edhe arsyeja se pse këta referë nuk kanë arbitruar ndeshjen.
Klubi prishtinas ka njoftuar poashtu se rastin e kanë denoncuar pranë organeve kompetente të Policisë së Kosovës para fillimit të ndeshjes dhe presin që sa më shpejtë të hapen procedurat penale ndaj të gjithë personave të përfshirë.
Komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje e KB Prishtinës:
Komentet janë të mbyllura.