Basketboll

Përpos KB Feronikeli të gjitha skuadrat tjera të Superligës në “gjumë” të thellë veror…. �

Për disa ditë më radhë Asistionline.com ka kontaktuar zyrtarë të klubeve të Superligës, basketbollistë dhe trajner që sezonin e fundit ishin pjesë e klubeve të Superligës së Kosovës, por nga bisedat me ta kuptuam që të gjithë janë në pushime dhe akoma nuk kanë filluar planët e sezonit të ri të garave 2019/2020, shkruan Asistionline.com.

Nga bisedat që kishim asnjë klub përpos Feronikelit nuk ka hartuar planin e transferimeve apo nisjen e negociatave me basketbollistë si pikënisja e përgatitjeve për edicionin e ri.

Ndryshe nga klubet e tjera, KB Feronikeli është skuadra më aktive në këtë aspekt pasi ka nisur me të përfunduar edicioni 2019/2020 kontaktet me basketbollistë me emër në vendin tonë si pjesë e projektit për të krijuar një skuadër konkurente në të gjitha garat për sezonin e ri, por klubi bga Drenasi është në biseda edhe me trajner të me emër për kreun e shtabit teknik./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.