Gëzim Morina mbetet te Ylli
Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina do të mbetet pjesë e therandasve edhe për një edicion.
AsistiOnline.com ka mësuar se Morina është pajtuar me drejtuesit e klubit, që të mbetet në ekip së paku edhe për një edicion.
Morina ka qenë pjesë e Golden Eagle Yllit në dy edicionet e fundit dhe historike, ku klubi fitoi dy herë titullin e kampionit të Kosovës, një herë titullin e Ligës Unike dhe një herë Superkupën e Ligës Unike.
30 vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe në Slloveni për ekipe si: Union Olimpija, LTHcast Mercator, Hopsi Polzela, Helios Suns, Primorska, Sencur, si dhe në Kosovë për Prishtinën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.