Etnik Peci transferi i parë i Yllit
Prishtinë(AsistiOnline) – Etnik Peci është transfeir i parë i Golden Eagle Yllit në merkaton verore.
Skuadra therandase ka njoftuar sot, se ka arritur marrëveshje me fundorin prishtinas, që deri tani ka luajtur në SHBA me kolegjin Felician nga NCAA2, atje ku u paraqit për 3 sezone.
24 vjeçari në edicionin e fundit me kolegjin në fjalë ka luajtur me mesatare prej 13.2 pikëve, 3.5 kërcime e 2.1 asiste për ndeshje.
Therandasit dje njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me Gëzim Morinën, Valon Bunjakun, Drilon Shalën e Henrik Shirkon. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.