Roster zhgënjyes nga ‘vreshtarët’, Rahoveci duket se s’ka ambicie për rikthim në Superligë
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit që sivjet ra nga Superliga, është bërë me drejtues të rinj por duket se me ambicie shumë më të vogla.
Duket se klubi nuk ka ambicie për tu rikthyer në Superligë në bazë të lëvizjeve që ka bërë në afatin kalimtar të verës, pasi ka nënshkruajtur kryesisht me lojtar të rinj në moshë.
‘Vreshtarët’ kanë nënshkruajtur me disa lojtarë të rinj dhe disa prej tyre me përvojë nga Liga e parë e mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e tyre në fund të sezonit.
Bujar Çeku dhe Emanuel Gogaj nga Gjakova e Re, Ernest Gogaj nga Dukagjini, Arbër Rushiti nga Prishtina e Re, Bajram Hasku nga Bashkimi, Sokol Nila nga Peja, Krenar Dakaj nga Junior 06 dhe amerikani Nicholas Paul, janë lëvizjet e Rahovecit në këtë afat.
Në bazë të rosterit që ka krijuar, por edhe informatave që posedon AsistiOnline.com, synim i Rahovecit sivjet mbetet të sigurojë një vend në Ligën e parë. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.